Ngrohtë dhe kryesisht me diell parashihet moti sot në vendin tonë, ku do të ketë temperatura minimale që zbresin deri në 5C e 6C, e ato maksimale ditën rriten deri në 21C e 22C.
Sipas Prishtina Weather, edhe përgjatë javës së parë të nëntorit, sipas tendencave të fundit, parashihet të mbajë mot stabil, me më shumë intervale me diell.
Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mbeten mundësi për formim të mjegullës apo mjegullinë.
Ndotësit ajror në këto kushte të qeta atmosferike, mbesin në koncentrime të rritura pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet më gjatë në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.
Mundësi për të reshura paraqiten tek në javën e dytë të nëntorit. /Telegrafi/