Ditëve të fundit të muajit gusht nuk parashihet të ketë ndryshim të kushteve meteorologjike, do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.
Gjatë javës së ardhshme priten kondita tjera meteorologjike me depërtimin e fushave të presionit të ulët nga Atlantiku, që pritet të sjellin mundësi për reshje shiu si dhe rënie të temperaturave përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.
30.08.2019 – Nxehtë, kryesisht me diell. Gjatë ditës do të ketë edhe vranësira kalimtare, kryesisht të nivelit të lartë. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s. Indeksi UV: 7.
31.08.2019 – Nxehtë, kryesisht me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s. Indeksi UV: 7.