Në muajin korrik, kompania Google miratoi rregulloren e re për të ndaluar hyrjen e aplikacioneve për gërmimin e kriptovalutave në Play Store.
Një kërkim i The Next Web, përcjell Telegrafi, zbuloi se MinerGate, AA Miner dhe Free CH Miner ishin larguar nga Play Store, ndërsa NeonNeonMiner, CryptoMiner Pro, Pickaxe Miner dhe Pocket Miner janë ende aty.
MinerGate, një aplikacion me 1 milion shkarkime në Android gjithashtu është zhdukur nga Play Store.
Google ka paralajmëruar përdoruesit të cilët instalojnë aplikacione nga palë të treta mund të përfundojnë duke instaluar viruse. /Telegrafi/