Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, bëri rikthimin fuqishëm në muzikë dhe po pëlqehet në masë të madhe.
Ajo rreth dy javë më parë solli këngën e re të quajtur “Bebe”, të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ky projekt i artistes u prit mirë dhe për kaq kohë të shkurtër kaloi shifrën e gjashtë milionë klikimeve në platformën YouTube.
Veç kësaj, kjo këngë ritmike u bë virale dhe po qëndron në vend të parë në Zvicër.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të shpërndarë nga 27-vjeçarja në InstaStory.
Era përndryshe gjatë këtyre ditëve po vazhdon të qëndrojë në Kosovë, pranë miqve e familjarëve.
Duhet theksuar se “Bebe” është projekti i parë i Istrefit i lansuar nën menaxhimin e LEAF Management. /Telegrafi/