Telegrafi

Vazhdojnë spekulimet se do të ndahet edhe Aniston

Pas Brad Pitt dhe Angelina Jolie, edhe çifti Jennifer Aniston-Justin Theroux po shkojnë drejt ndarjes.

Sipas In Touch, Aniston është e pasigurt për këtë lidhje për shkak të martesës së saj të kaluar.

Lexo po ashtu Pas ndarjes së Pitt, do të ndahet edhe ish-gruaja e tij? (Foto)

“Jennifer i ka ende të freskëta problemet nga marrëdhëniet e mëparshme, përfshirë martesën e dështuar me Brad”.

“Ajo u ka thënë miqve të saj se jeton në frikë të vazhdueshme se Justin do të largohet me një femër tjetër dhe ta lërë atë zemërthyer, njësoj siç bëri Brad”, ka thënë burimi, transmeton TCH.

Lexo po ashtu Hakmarrja e fatit: Lidhja Jolie-Pitt nisi mbi një tradhti (Foto)

Vetëm pak ditë më parë, Aniston kishte ironizuar ndarjen e Pitt nga Jolie, duke thënë: “Ç’të mbjellësh, do të korrësh”.