Pohimet mbi tradhtinë bashkëshortore të princit William, ka me muaj që nuk po heshtën në media.
Në fokus të vëmendjes është Rose Henbury, një ish-shoqe e Kate Middleton, me të cilën ajo është në armiqësi për një kohë të gjatë, transmeton KP.
Siç raporton Hollywood Gossip, William, djali i madh i princit Charles, thuhet se kishte një lidhje me Rose gjatë shtatzënisë së tretë të Kate.
Megjithatë, mediat britanike refuzojnë të shkruajnë lidhur me këtë aferë për shkak të respektit që ato kanë për anëtarët e familjes mbretërore.