Site icon Telegrafi

Vazhdojnë skenat lesbike në Big Brother, kësaj radhe nga vajzat e tjera të shtëpisë

Pas dasmës së improvizuar brenda shtëpisë së Ademit dhe Jonës duket se banorët e “Big Brother” kanë ardhur në qejf dhe nuk kanë ngurruar të puthen e përqafohen me njëri tjetrin.

Në fillim Kei, vajza me prirje homoseksuale brenda shtepisë ka ngacmuar vazhdimisht Fotininë por ka arritur të puth në fund Katerinën.

Kjo e fundit teksa ka shkuar tek i dashuri i saj Lupçe i ka treguar se nuk ka qenë thjesht një puthje për sa kohë Kei e ka kafshuar në buzë duke e puthur.

Exit mobile version