Site icon Telegrafi

Vazhdojnë skandalet në Hollywood, Kristina Cohen e akuzon aktorin Ed Westwick për përdhunim

Kristina Cohen e ka akuzuar aktorin Ed Westwick se e ka përdhunuar para tre vitesh.

Aktorja 27 vjeçare ka theksuar se ngjarja kishte ndodhur, kur e kishte vizituar në banesën e tij së bashku me producentin e atëhershëm.

Cohen ka thënë se atmosfera ishte e pakëndshme, pasi që nga fillimi aktori sugjeronte të kenë seks në treshe.

Kristina është një tjetër viktime e përdhunimeve në Hollywood (Instagram/Kristinamariecohen)

Kristina kishte kërkuar të largohej menjëherë, por Westwick kishte këmbëngulur të qëndronte dhe të flinte në banesën e tij.

Lexo po ashtu Meryl Streep e fal Hoffmanin për ngacmimin seksual

Ndërsa më vonë i kishte shkuar në dhomë dhe e kishte përdhunuar.

“Isha e paralizuar dhe e frikësuar. Nuk kam mundur të flas dhe as të lëviz. Ai më mposhti dhe më dhunoi”, ka shkruar aktorja në Facebook.

Kur më vonë i kishte treguar producentin se çfarë kishte ndodhur, ky i fundit kishte thënë që të mos flasë për këtë, pasi që Ed mund t’i hakmerrej dhe duhej të përshëndetet nga karriera.

Ed Westwick (Getty Images)

“Njerëzit si Ed përdorin karrierën e tyre për të kryer dhunë dhe vazhdojnë të marrin shpërblime”, shkruan Kristina.

Westwick i ka hedhur poshtë akuzat për përdhunim në një postim në Instagram, duke thënë se ai nuk e njeh Cohen dhe se nuk e ka përdhunuar. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version