Site icon Telegrafi

Vazhdojnë seancat për lëndët “Tanku” dhe “Toplik”

Në Gjyaktën Penale sot është caktuar seancë e re gjyqësore për lëndën e PSP-s “Tanku”.

Seancën e kaluar gjykata vendosi që ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska të gjykohet veçmas për shkak shtatzënisë së rrezikshme.

Avokatët në këtë rast më herë kanë kërkuar përjashtim të Këshillit Gjyqësor dhe të gjykatësve nga Gjykata e Apelit për shkak deklaratës së prokurores Katica Janeva të dhënë me 26 mars se në bisedat e përgjuara ka mes atyre që janë të përshirë edhe gjykatës.

Ndryshe, rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë e re dëgjimore për lëndën e PSP-s “Toplik” në të cilën akuzohen ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, dhe 5 persona tjerë për shitjen e parcelës ndërtuese në Sopishte.

Janakieski, si udhëheqës i Ministrisë për transport dhe lidhje, në kundërshtim me Ligjin për Prokurorim Publik formoi Komision për oferta publike ku urdhëroi të zgjidhet blerës dhe në tokën shtetërore të ndërtohet kompleksi luksoz Qyteti i Diellit në Sopishte, edhe pse kompania nuk i plotësonte kushtet për këtë.

Nga dëshmitë, sipas PSP-s, del se për shkak të prishjes së marrëveshjes për faj të Ministrisë, u desh një kosto prej 1 milion eurosh për të paguar borxhin dhe interesin e parakohshëm për personin juridik “Sun City”. /Alsat-M/

Exit mobile version