Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të treguar disa nga prapaskenat e filmit “I Love Tropoja”, që e kishte pikërisht mbrëmë.
Përpos tij, në emision ishin ftuar disa nga aktorët e filmit, ndër ta aktori i njohur Bruno Shllaku. Ai është shprehur se është shumë i lumtur dhe i kënaqur nga ky film dhe ka falënderuar Mamaqin që e bëri pjesë të këtij projekti.
Madje Bruno ka theksuar se Ermali nuk di fare të bëj biznes duke iu referuar deklaratës së Bes Kallakut që u shpreh se “Ermali bën biznes, kurse unë bëj komedi”.
“Kisha kohë që nuk punoja me njerëz kaq të përgatitur, saqë çdo cep i ekranit flet”, është shprehur Shllaku.
“Dua ta falënderoj publikisht Ermal Mamaqin se tregoi me të vërtet që nuk di fare të bëj biznes, por ishte një artist i shpirtit. Si aktor dhe regjisor është i mrekullueshëm”, ka shtuar ai.