Site icon Telegrafi

Vazhdojnë pushimet luksoze për Albanin dhe Miriamin në Maldive, çifti shijojnë momente të ëmbla në pishinë

Foto: Alban Skënderaj/Instagram

Çifti i njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani po shijojnë disa ditë të mira pushimi në Maldive.

Ky udhëtim luksoz, të cilin ua ka mundësuar AS Travel, çifti po e shijojnë në maksimum.

Momentet më të këndshme që kalojnë së bashku, dyshja i ndajnë me fansat në rrjetet sociale.

Ka qenë së fundmi Albani, ai i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij personale në Instagram, ku shfaqet me Miriamin në pishinë.

Këngëtari shfaqet mjaft i lumtur, ndërsa i jep një përqafim të ngrohtë bashkëshortes së tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Mirëmëngjesi” ka shkruar Skënderaj në mbishkrimin e fotografisë, duke iu uruar kështu edhe fansave të tij një mëngjes të këndshëm.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta për çiftin nuk kanë munguar nga ana e ndjekësve të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version