Site icon Telegrafi

Vazhdojnë problemet te Feronikeli, klubi nuk iu përgjigjet kërkesave të lojtarëve – shumica mund të largohen

Feronikeli në vitet e fundit ka qenë një nga klubet më të organizuar në Kosovë, ku ka fituar dhe tituj të kampionit dhe trofe të tjerë.

Por këtë vit, duket se klubi po vuan nga aspekti organizativ, gjë që është vërejtur edhe në rezultatet e skuadrës.

Feronikeli pas 18 xhirove është në vendin e fundit me 11 pikë të tubuara.

Mungesa e mjeteve dhe vonesat e shumta në paga kanë bërë që edhe rezultatet të mos jenë në nivelin e duhur, ndërsa lojtarët thonë se pritej ia ka ardhur fundi.

Në një deklaratë për përbashkët të dërguar në portalin Telegrafi, lojtarët thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër vetëm të largohen për të gjetur një mjedis të ri.

“Kemi pritur deri më sot të ketë ndonjë reagim nga klubi, po as sot nuk kishte asgjë. Nga kur kemi filluar na janë paguar vetëm dy paga, ndërsa tri jemi minus. Kemi besuar që do të këtë riorganizim, por siç po duket nuk do të ketë. Nga tani do të fillojmë të kërkojmë klube të reja. Nuk mund të rrimë gjithmonë në pritje”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Feronikeli ka disa lojtarë me emër në skuadër si Lapidar Lladrovci, Qemjal Elshani, Behar Maliqi, Dren Gashi, Berat Ahmeti, Florjan Smakiqi, Azem Bejta, Bujar Pllana, Lulzim Doshlaku e Alban Shabani. /Telegrafi/

Exit mobile version