Telegrafi

Vazhdojnë problemet për Dafinën, i largohet një klip nga YouTube?

Dafina Zeqiri vazhdon të ballafaqohet me probleme.

Pas raportimeve për ndarjen nga i dashuri i saj Jose, Dafina së fundmi ka fshirë shumë fotografi në rrjetin social Instagram, shkruan Telegrafi.

Pos tjerash, fansat kanë vërejtur se në YouTube në kanalin zyrtar të këngëtares më nuk gjendet kënga “Shumë Qef”.

A ka të bëjë fshirja e “Shumë Qef” me jetën private të Dafinës, apo thjesht ka vendosur ta largojë, e në fakt është një problem me të drejtat autoriale?

Ende nuk ka ardhur asnjë spjegim nga këngëtarja rreth këtyre çështjeve. /Telegrafi/