Telegrafi

Vazhdojnë problemet e Bieber me depresionin, këngëtari pranë ndarjes nga Hailey Baldwin

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin (Foto: Theo Wargo/Getty Images for NYFW: The Shows/Guliver)

Secili çift debaton herë pas here pas dyerve të mbyllura. Por, Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey Baldwin kanë shfaqur problemet e tyre në publik.

Këngëtari dhe modelja janë fotografuar ndërsa ndajnë një bisedë shumë të tensionuar në një park në plazhin Laguna të Kalifornisë.

Të sapomartuarit debatuan ndërsa ishin ulur nën rrezet e diellit, ndërsa këngëtari është parë disa herë teksa largohej duke mbuluar fytyrën me dëshpërim, transmeton KP. Ndërsa 22-vjeçarja duket se ngushëllon partnerin derisa shpreh shenja acarimi dhe trishtimi.

Lexo po ashtu Rrëfehet Justin Bieber: Po kaloj një periudhë të vështirë, ndihem i humbur

Modelja dhe 25-vjeçari u martuan në shtatorin e kaluar në një ceremoni private në Manhattan, por planet e çiftit për një ceremoni fetare para familjes dhe miqve janë shtyrë, pasi Justin po lufton me probleme të shëndetit mendor.

Ai raportohet se po merr mbështetje profesionale për betejën me depresionin, ndërsa burime të ndryshme raportojnë se çifti po kalon vështirësi.

Derisa Bieber ka nevojë për mbështetjen e bashkëshortes, ajo e ka të vështirë t’ia ofrojë, për shkak të gjendjes mendore në të cilën është ai dhe kjo gjë po çon drejt shkatërrimit të martesës së tyre.