Telegrafi

Vazhdojnë pritjet e gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë, kjo është gjendja në orët e padites

Foto: Ilustrim

Me pritje të gjata të gjata po vazhdojnë të përballen edhe pasditen e sotme bashkatdhetarët tanë në vendkalimet kufitare me Serbinë, për të dalë nga Kosova.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 15:29) ka njoftuar se bashkatdhetarët që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, në vendkalimin kufitar në Merdar po presin deri në 5 orë  për të dalë nga Kosovë, ndërsa kolona është e gjatë 4 km, raporton Telegrafi.

Pritje deri në dy orë e gjysmë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë.  Ndërsa, në Mutivodë ka pritje deri në 90 minuta, kurse në vendkalimin kufitar në Muçibabë  po pritet 45 minuta.

Pikat tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë maksimum deri në 10 minuta.

Faqja Medvegja.net ka postuar një video ku shihet kolona e automjeteve, që sot kanë pritur deri në 90 minuta në vendklimin kufitar në Mutivodë, për të hyrë në Serbi.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale lidhur me gjendjen në kufi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/