Site icon Telegrafi

Mbi gjashtë orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Foto: Ilustrim

Pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar, edhe gjatë ditës së sotme po vazhdojnë të jenë të ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilët po i përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 14:53) mbi gjashtë orë nevojiten për të lëshuar Kosovën përmes vendkalimit kufitar të Merdarit, ndërsa kolona është deri në 2,200 metra.

Lexo po ashtu Kolona të gjata në Merdar dhe te Dheu i Bardhë, mbi katër orë pritje për të dalë nga Kosova

Edhe në pikë kalimin te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë një orë, ndërsa në Jarinje 30 minuta.

Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata. /Telegrafi/

Exit mobile version