Telegrafi

Vazhdojnë pozat e Getit dhe Marinës nga pushimet luksoze, moderatorja me dedikim romantik për ditëlindjen e Getit

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Çifti i njohur i showbizit, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi së fundmi janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Ata nuk kanë bërë të ditur destinacionin ku ndodhen, megjithatë përmes rrjeteve sociale kanë treguar se po kalojnë çaste të ëmbla nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Geti sot (e martë) ka festuar ditëlindjen e tij të 36-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët e fansat e tij.

Por, urimin më të përzemërt ia bëri bashkëshortja e tij, Marina Vjollca, e cila publikoi një fotografi të më të dashurit të saj.

“Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Ti meriton më të mirën”, shkruante Vjollca në dedikimin ndaj Getit.

Tutje, ajo publikoi edhe një tjetër fotografi simpatike, ku shfaqej në krahët e bashkëshortit, ndërsa shkruante: “Me djalin e ditëlindjes”.

Këto ditë, ata kanë publikuar në rrjetin social Instagram edhe shumë fotografi tjera nga pushimet.

Marina është ajo e cila rrëmben vëmendjen me linjat dhe paraqitjen atraktive, ndërsa duket mjaft e dashuruar pranë Getit.

Fotografitë në fjalë janë shoqëruar me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tyre të shumtë. /Telegrafi/