Eni Koçi ka vazhduar me publikimin e fotografive ngacmuese në rrjetet sociale.
Në setin e fotografive, ku ka pozuar me rrobabanje ngjyrë rozë, vjen edhe një pozë ku ajo shfaqet shtrirë dhe shumë atraktive.
Në përshkrimin e këtyre imazheve, këngëtarja ka shkruar “Zonë e rrezikut”, ndërsa për këtë që e ka postuar sot (e hënë), ka shkruar se është e fundit.
Ndryshe, Eni këtë muaj (7 prill) e ka publikuar këngën “Your Love” që deri më tani është shikuar afro 1.5 milion herë në YouTube. /Telegrafi/