Telegrafi

Vazhdojnë polemikat e Albert Krasniqit edhe pasi ia mbyllën Instagramin (Foto)

Albert Krasniqi ka vazhduar të polemizojë me antarët e Babastars pak ditë pasi ai doli publikisht kundër liderit, Getoar Selimit.

Krasniqi, i cili ishte i përfshirë në zënkën me Noizyn të cilin edhe e plagosi në mbrojtje të hip hop ‘labelit’, ka shfrytëzuar Snapchatin për të vazhduar polemikat.

Ai në një seri të videove në Snapchat ka ironizuar me antarët e Babastars, duke i ofenduar disa prej antarëve pasi doli në mbrojtje të tyre në një incident në Prishtinë. Sipas tij, as në Prishtinë e as në Tiranë më ata nuk kanë vend, pasi së pari i shpëtoi nga Noizy, më pas edhe nga Geti, pasi ishin duke vdekur nga “uria” për koncerte.

Besa, Alberti, Marina dhe Geti! në Zone gjatë verës

Këto akuza vijnë pak ditë pasi Krasniqit ju mbyll llogaria e tij në Instagram, për të cilin problem ai u shpreh se “e di prej kujt e ka dhe se shumë shpejt do t’i kthehet llogaria”.

Albert Krasniqi nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje publike nga ‘labeli’ Babastars, teksa po vazhdojnë lansimet e projekteve të miqve të tij, Cozman, Agon Amiga dhe Skivi, me të cilët është parë më së shpeshti.

Alberti në Snapchat, Foto: Snapchat

Krasniqi ishte i arrestuar për plagosjen e Noizyt dhe Varrosit në incidentin në Prishtinë, ku ai bashkë me Cozmanin dhe Skivin u ballafaquan me 15 antarë të OTR.

Prej atëherë Krasniqi ishte në shoqëri të pandashme të gjithë antarëve të Babastars, madje ishte edhe prezent në dasmën e Getoar Selimit dhe në ditëlindjen e tij.

Por, si duket miqësia është prishur shpejt, pasi Krasniqi i cili është po ashtu në konflikt me Noizyn pikërisht për antarët e Babastars, nuk i ka pëlqyer rrjedha e punëve dhe trajtimi i disa prej antarëve, të cilët në fund janë distancuar nga këto polemika.

Mbetet të shihet çka do të ndodhë, teksa Albert Krasniqi vazhdon të shihet në shoqëri edhe të menaxherëve tjerë të estardës si Enis Fetahu dhe Faton Shoshi, e me të cilët priten edhe projekte të reja. /Telegrafi/