Pjesa më befasuese pas pjesës së parë ishin në ndeshjen Olympiacos-Barcelona, ishte kur një tifoz u fut në fushë dhe përqafoi Lionel Messin.
Më befasuese ishte fakti që asnjë nga sigurimi nuk iu afrua djaloshit për një kohë të gjatë për ta ndaluar.
Pjesa më pak alarmueses ishte pasi tifozi ishte i lumtur dhe paqësor që gjendej para ylli të Barcelonës duke bërë edhe foto.
Për ta bërë këtë gjë edhe më të keqe edhe një fans në pjesën e dytë e bëri të njëjtën gjë, kjo ndoshta se sigurimi ishte shumë i dobët në këtë ndeshje edhe për të bërë selfie me Leon! UEFA nuk duhet t’i lejoj këto gjëra, shkruan Marca.
Është e komplikuar të kontrollohen mijëra spektatorë.
https://twitter.com/messi10stats/status/925479185971326977
Kjo ndodh në shumë ndeshje dhe është e vështirë, por ajo që nuk mund të lejohet në asnjë mënyrë është qëndrimi pasiv i anëtarëve të sigurisë të stadiumit.
Ajo që ndodhi të martën duhet të rezultojë në mbylljen e menjëhershme të stadiumit.
Të dy njerëzit që dolën në terren duken si djemtë e mirë, pasi përqafuan dhe madje edhe e puthën Leon.
Problemi është se ndoshta një ditë, një njeri i bezdisshëm nuk mund të ketë qëllime të tilla të mira dhe pastaj ai do të shkaktonte një problem serioz.
UEFA duhet të jetë e pamëshirshme dhe të godasë këto raste. Siguria e lojtarëve vjen së pari. /Telegrafi/