Site icon Telegrafi

Vazhdojnë përplasjet e PSP-së me Gjykatën themelore Shkupi 1

????????????????????????????????????

Gjykatësi i cili udhëheq me lëndën ”Puç”, ku i akuzuar është edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), për dorëzimin e shënimeve dhe dëshmive elektronike, transmeton Telegrafi.

Sipas arsyetimit të gjykatësit, dorëzimi i këtyre materialeve mund të shkel oblikimin për ruajtje të informatave të klasifikuara, pasi që institucionet që i kanë klasifikuar këto dokumente, ende nuk e kanë hequr këtë masë vlerësimi.
Kërkesa e fundit e PSP-së është dorëzuar më 26 shkurt, por edhe kësaj radhe kanë marrë përgjigje negative nga Gjykata themelore Shkupi 1, e cila nga ana tjetër thotë se Gjykata penale vazhdon që t’ua lë në shfrytëzim të gjitha hapësirat dhe mundësitë teknike prokurorëve të PSP-së për të shqyrtuar lëndën ”Puç”. Gjithahstu, gjykata njofton se diskutimi kryesor për këtë rast do të vazhdoj nesër, pra më 2 mars./Telegrafi/

Exit mobile version