Telegrafi

Vazhdojnë paralajmërimet për hitin e radhës – Ledri Vula, Lumi B dhe Gjiko në mesnatë sjellin klipin e ri

Tre yjet e estradës shqiptare, Ledri Vula, Lumi B dhe Gjiko, ditë më parë paralajmëruan projektin e radhës.

Artistët, të cilët kanë arritur një karrierë të suksesshme, kanë njoftuar së fundmi se kënga e tyre pritet të lansohet sonte (e mërkurë) në mesnatë.

“Ça bone” tashmë është finalizuar edhe me videoklip, gjersa kanë mbetur pak orë deri në lansim.

Gjiko (Foto: Instagram)

“Sonte, 23:59. Premierë”, thuhet në një postim të publikuar në InstaStory nga Asdren Gjikolli (emri i vërtetë i Gjikos).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Projekti i tyre nuk ka dyshim se mezi po pritet edhe nga fansat e publiku, të cilët tashmë kanë shpërndarë klipin nëpër rrjete të ndryshme.

Gjiko (Foto: Instagram)

Kjo ndërkohë nuk është hera e parë që reperët kanë bashkuar forcat duke qenë se numërojnë edhe disa duete të tjera që janë bërë hite të mëdha.

“Shtrejt” dhe “Pablo” titullohet bashkëpunimet e artistëve që numërojnë miliona në YouTube. /Telegrafi/