Në kuadër të ndryshimeve që janë duke u bërë në Policinë e Kosovës sot është ndërruar edhe komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Isak Ejupi.
Në vend të tij është vendosur Major Nijazi Jashari.
Ndërsa Ejupi tani e tutje do të jetë shef i sektorit të Operativës në Drejtorin për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve.
Telegrafi mëson se pritet të ketë edhe ndryshime të tjera në strukturën e policisë.
Ndryshe, sot gjatë ditës Nazim Sahiti është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.
Sahiti pritet të transferohet në një pozitë tjetër, si këshilltar në Drejorinë Rajonale të Prishtinës.
Ndërsa në vend të tij është caktuar Musli Salihu./Telegrafi.