Site icon Telegrafi

Vazhdojnë lëvdatat e tifozëve anglezë për Kosovën: Vend i dashur dhe shumë miqësor

(Foto: Getty Images/Guliver)

Njëri nga tifozët që ka udhëtuar nga Anglia për ta parë ndeshjen ndaj Kosovës, Ian Dandy, është shprehur se Kosova një vend shumë miqësor dhe beson fuqishëm në fitoren e kombëtares së tij në ndeshjen ndaj Kosovës.

“Arrita në Kosovë para dy ditëve. Është vend i dashur, njerëzit janë shumë miqësorë. Ndeshja do të jetë shumë e mirë. Do të jetë rezultat i ngushtë, por unë mendoj që Anglia do të fitojë 3-1”, ka deklaruar ai për KP.

Lexo po ashtu Tifozi anglez befasohet dy herë në Prishtinë: Fillimisht me çmimet e ulëta, pastaj me gjestin zemërgjerë të vendasve

Ndërkohë që një tifoz tjetër ka thënë se ka kaluar shumë mirë deri më tani në Prishtinë. Sipas tij, Kosova do ta përsëritë paraqitjen fantastike që ka bërë në Sothampton.

Sheshi Nënë Tereza në Prishtinë i mbushur me flamuj të Kosovës dhe Anglisë (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“E dimë që Kosova do të jetë shumë mirë. Vendi është shumë miqësor, i përshtatshëm nuk mund të them mjaftueshëm”.

“Mendoj që do të jetë ndeshje e mirë përsëri, keni luajtur mirë në Angli, ishte ndeshje e mirë dhe shpresoj se do të jetë ndeshje e mirë dhe në fund të ditës do të jemi miq dhe të kalojmë mirë”, ka theksuar ai.

Kosova dhe Anglia e zhvillojnë ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për ‘Euro 2020’ sonte (e diel) më fillim në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Exit mobile version