Telegrafi

Vazhdojnë largimet nga Gjilani, Zeka dhe Prekazi konfirmojnë ndarjen me klubin bardhekuq

Vazhdon largimi i futbollistëve nga Gjilani pas problemeve të mëdha financiare që ka ky klub.

Mevlan Zeka dhe Arbër Prekazi janë dy futbollistët e radhës që kanë konfirmuar ndarjen me klubin gjilanas.

Si sulmuesi gjakovar ashtu edhe mbrojtësi mitrovicas nëpërmjet profileve zyrtare në rrjetin social Facebook kanë njoftuar se kanë ndarë rrugët me Gjilanin.

Në fakt të dy futbollistët kishin ende kontrata me Gjilanin, por kanë marrë fletlëshimet nga klubi dhe tani janë futbollistë të lirë.

Më herët nga Gjilani janë larguar edhe Arbnor Ramadani që është bashkuar me Llapin dhe Egzon Sinani që është transferuar te Prishtina.

Rrugën e Zekës dhe Prekazit pritet ta ndjekin edhe futbollistët tjerë si Armend Halili, Baton Zabërgja, Përparim Islami, Yll Hoxha, Besar Musolli e të tjerët që kanë bartur barrën kryesore të klubit në vitet e fundit. /Telegrafi/