Site icon Telegrafi

Vazhdojnë largimet nga Forcat e Armatosura të Turqisë

Në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO, nga Komanda e Forcave Detare pezullohen nga detyra 168 oficerë dhe 123 nënoficerë, si dhe largohen nga detyra 15 oficerë dhe 4 nënoficerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë në një njoftim të bërë nga llogaria zyrtare Twiter ka njoftuar se janë pezulluar nga detyra 168 oficerë dhe 123 nënoficerë.

Në njoftim gjithashtu është bërë e ditur se janë larguar nga detyra 15 oficerë dhe 4 nënoficerë.

Exit mobile version