Site icon Telegrafi

Vazhdojnë kontrollet në terren për qytetarët që ndezin goma dhe plastika

Kontrollet e inspektoriatit të mjedisit jetësor të komunave do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim për të parandaluar personat të cilët ndezin zjarre të palejuar të zjarrit, si ndezja e bërllogut, plastikave, etj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dje, gjatë kontrollit të inspektoriatit të mjedisit jetësor të komunës Karposh në një lokacion në Bardovcë ka hasur në një zjarr të ndezur për të djegur bërllog, si goma, kabllo dhe plastikë.

Komuna e Karposhit u bën thirrje të gjithë qytetarëve të kenë më tepër kujdes në raste të këtilla pasi që me djegien e këtyre materialeve shkaktohet ndotje e ajrit me substanca toksike. /Telegrafi/

Exit mobile version