Gjatë ditës sotme do të vazhdojnë takimet bilaterale me përfaqësuesit e grupeve parlamentare të cilët amendamentet e të cilëve po shqyrtohen për Ligjin për Prokurorinë Publike, thonë nga Ministria e Drejtësisë për AIM-në.
Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se qëllimi i këtyre takimeve është arritja e konsensusit dhe sigurimi i shumicës prej dy të tretave.
Ligji për Prokurorinë Publike ishte temë edhe takimit i grupit të deputetëve të pavarur të OBRM-PDUKM-së me ambasadoren e SHBA-ve Kate Marie Byrnes.
Pas takimit të fundit të grupeve të premten e kaluar, disa deputetë në fundjavë kanë paraqitur amendamente për Ligjin e Prokurorisë Publike, ndërsa disa kërkuan kohë për ti formuluar për shkak të obligimeve që i kanë në dialogun Jean Monnet./Telegrafi/