Site icon Telegrafi

Vazhdojnë kërkimet për personin i cili që nga dje rezulton i zhdukur në liqenin e Batllavës

Një person ka humbur në liqenin e Batllavës të dielën.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se kërkimi i tij është duke vazhduar ende.

“Dje rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se është zhdukur një person në liqenin e Batllavës. Pasi kemi marr informatën Policia ka dalë në vend të ngjarjes. Ka vazhduar kërkimi deri në roët e vona. Po ashtu edhe sot është duke vazhduar kërkimi, ndërsa nuk ka ndonjë gjë të re”, ka thënë ajo./Telegrafi/

Exit mobile version