Mediat italiane raportojnë se skuadrat si Sao Paolo dhe Guangzhou Evergrande ende duan shërbimet e mesfushorit brazilian, Hernanes, por ai nuk është i prirur për tu larguar nga Juventusi.
Mesfushori brazilian është lënë jashtë listës për fazat e fundit të Ligës së Kampionëve, dhe nuk ka luajtur që nga fitorja 3-2 ndaj Atalantas më 11 janar.
Megjithatë, 31-vjeçari nuk ka gjetur një largim në afatin kalimtar të janarit, me një lëvizje që e ka refuzuar drejt Genoas, përcjell Telegrafi.
Sipas Calciomercato.it, Sao Paolo dhe Guangzhou Evergrande janë duke u përpjekur për të bindur Hernanesin për të nënshkruar me ta.
Kjo pasi, të dyja, Brazil dhe Kina kanë afat të ndryshëm të transferimeve nga Evropa, kështu që një marrëveshje mund të bëhet në javët e ardhshme.
Megjithatë, ky burim beson Hernanesi synon të qëndrojë në Torino dhe të luftojë për vendin e tij në formacion. /Telegrafi/