Dani Alves ka konfirmuar fjalët e Lionel Messit në kritikat ndaj bordit të Barcelonës për largimin e Luis Suarezit nga Camp Nou.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ishte shumë afër të largohej në këtë verë nga katalunasit, derisa ka lëshuar një mesazh lamtumirës për sulmuesi uruguaian që iu bashkua Atletico Madridit.
Sidoqoftë, argjentinasi ende nuk është i lumtur te Bluagranasit, derisa ka goditur kryesinë e klubit për largimin e turpshëm që i bënë Suarezit.
Ndaj mesazhit të Messit, ka reaguar edhe Alves duke thënë se ka një kohë të gjatë që një gjë e tillë është duke ndodhur, vetëm që vit pas viti është konfirmuar.
“Fatkeqësisht, ky realitet është që një kohë të gjatë. Është konfirmuar vit pas viti. Nuk ka të bëjë me humbje apo fitore, ka të bëjë më shumë, është për respekt dhe ata nuk e din këtë”, ka thënë braziliani.
Messi duket që po ashtu do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë, pasi kontrata i skadon në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Barça legend Dani Alves' comment on Messi's post:
"Unfortunately, that is reality from a long time. It is only confirmed year after year! It's not about winning or losing, we know that a lot, it's about respect and they don't know that! Keep it up, somehow we're there." https://t.co/0UhqTSKCqZ pic.twitter.com/OaUcXcJf2b
— barcacentre (@barcacentre) September 25, 2020