Site icon Telegrafi

Vazhdojnë bisedimet tregtare SHBA-Kinë

Përpos faktit se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donad Trump urdhëroi numrin një të tregtisë që të vijojë punën me vendosjen e tarifave doganore ndaj produkteve kineze, nga Pekini vijnë sinjale optimizmi.

Sipas zëvendëskryeministrit kines, Liu He, të dy vendet kanë për të zhvilluar më shumë takime dhe negociata për çështjet e tregtisë, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht se për Liu mundësia për arritjen e një marrëveshje mes palëve është ende e hapur, sipas tij, në thelb mbeten çështje kryesore për t`u zgjidhur ende mes dy palëve, për të cilat Kina nuk do të sprapset.

Ndër të tjera, numri dy i ekzekutivit kinez shtoi se bisedimet e mëtejshme do të vijojnë në Pekin, por pa dhënë të tjera detaje.

Lexo po ashtu Trump rrit presionin ndaj Kinës për rritjen e tarifave tregtare

Pas dështimit të bisedimeve më të fundit për arritjen e një marrëveshje, Trump në mënyrë të befasishme ka rritur presionin ndaj Kinës për të arritur një marrëveshje tregtare, duke thënë se ai do të rrisë tarifat për 200 miliardë dollarë për mallrat kineze. /Telegrafi/

Exit mobile version