Për të dytën ditë me radhë, grupet negociatore të LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët zhvillojnë bisedime për zgjedhjet kadrovike të cilat do ta përfaqësojnë partinë e Arben Taravarit në pushtet. Këtë e konfirmojnë edhe nga vetë partia, edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare për cilat poste negociohet.
“Grupet e punës me intensitet të lartë punojnë për mbylljen e të gjitha çështjeve që janë në tavolinë. Ka pajtime, ka përafrime, ka edhe mospajtime për disa çështje, por vazhdojnë negociatat deri në mbylljen e të gjitha temave”, deklaruan nga Aleanca për Shqiptarët.
Pasi grupet të arrijnë marrëveshje, pritet takim Kovaçevski – Taravari gjatë ditëve në vazhdim.