Takim i ri pritet të ketë mes grupeve negociuese të pushtetit dhe opozitës maqedonase OBRM-PDUKM për Ligjin për prokurori publike, ku rregullohet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike.
Takimin e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, duke shpresuar se do të arrihet marrëveshja për Ligjin për prokurori publike, sepse ka pak ditë deri te përfundimi i raportit të Komisioni Evropian.
Grupet punuese të pushtetit dhe opozitës maqedonase deri tani kanë pasur disa takimi për Ligjin për prokurori publike. Dallimet kryesore janë statusi i ardhshëm dhe funksionimi PSP-së, fatin e procedurave ku tashmë të PSP-së.
Për miratimin e Ligjit për prokurori publike është e domosdoshme shumica prej dy të tretave dhe kjo është një nga kushtet për marrjen e datës për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian./Telegrafi/