Telegrafi

Vazhdojnë bisedimet mes Realit dhe Lewandowskit

Real Madridi përkundër triumfit në Ligën e Kampionëve nuk po ndal punën në afatin kalimtar veror.

Lewa është lidhur shumë me një kalim te Real Madridi sezonin e kaluar, me agjentin e tij Cezary Kucharsky që ka përshkruar Santiago Bernabeun si destinacionin ideal për lojtarin e tij.

Lexo më shumë: Futbollistët e Real Madridit festojnë para flamurit shqiptar

“Reali na kontaktoi javë më parë dhe kemi pasur disa takime”.

“Ata janë ekip i madh prej të cilit po dëgjojmë ofertën. Bayerni po ashtu na ka informuar se ka pasur kontakt me Realin”, u shpreh agjenti i Lewandowskit.

27 vjeçari ka shënua 42 gola në 51 paraqitje këtë sezon për Bayernin dhe kontrata e tij skadon në vitin 2019. /Telegrafi/