Juventusi vazhdon të bisedojë më mbrojtësin anësor të Barcelonës, Dani Alves.
Sipas Gianluca Di Marzio, sot drejtori sportiv i Bianconerëve, Fabio Paratici, ka vazhduar bisedimet me mbrojtësin brazilian.
Juve po ashtu vazhdon të jetë e interesuar për shokun e tij të skuadrës Javier Mascheranon.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve
Barcelona ka vazhduar t’i mohojë në media këto lëvizje.
Dani Alves është lojtar pa kontratë dhe ai do të jetë i lirë pas 5 qershorit. /Telegrafi/