Pëfaqësues të ekipeve punuese të projektit ndërkombëtar Bid2Grid e kanë vizituar kompaninë ”Vezë Sharri” dhe kapacitetet e saj industriale, ku shfrytëzohen mbeturinat ushqimore për prodhim të biometanit dhe energjisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bin2Grid ka të bëjë me shndërrimin e mbeturinave të pashfrytëzuara ushqimore për biometan dhe shpërndarjen te stacionet lokale të benzinës. Ky projekt mbështetet nga programi evropian ”Horizont 2020”, ku si partnerë janë Bashkia e Shkupit dhe Ndërmarja publike e shërbimeve – Shkupi.
Kompania në fjalë, më 2013 e ka ndërtuar elektrocentralin e parë për biogaz në Maqedoni. Qëllimi kryesor i projektit është promovimi i përzgjedhjes së mmbeturinave të mbledhura të ushqimit nga prodhues të posaçëm dhe të ndryshëm, me qëllim të prodhimit të lëndëve djegëse bio dhe shfrytëzimi i tyre përmes pompave lokale të benzinës./Telegrafi/