Telegrafi

Vazhdimisht ish-i dashuri i thoshte se kurrë nuk do të mund të dobësohet, ia dëshmoi të kundërtën – sot anglezes ia kanë të gjitha femrat lakmi

Një vajzë që arriti të humb në peshë në mënyrë drastike, ia ka dëshmuar të kundër ish-partnerit i cili i kishte thënë se kurrë nuk do të arrijë të dobësohet.

Helena Hara, 27-vjeçe nga Merseyside i Anglisë, pretendon se ish-partneri i kishte thënë se kurrë nuk do të mund të humb në peshë, por pas shtatë viteve vendosi të ndryshojë, transmeton Telegrafi.

Nga 90 kilogramë dhe numrin 20 të fustanit, Helena, asokohe 21-vjeçe hante katër herë në javë nëpër restorante që përgatisin ushqim të shpejtë, dhe nuk i ndahej patatinave dhe çokollatave.

“Kuptova se kam qenë në një ambient toksik, kërkoja fotografi të trupit të femrës në Instagram dhe ish-i dashuri më tha se kurrë nuk do të dobësohen dhe se një gjë e tillë sipas tij nuk mund të ndodhë”, tha Hara.

Pas u nda nga ish-partneri, ajo i tha lamtumirë edhe ushqimit me shumë kalori dhe çokollatave. Sot ajo ka një trup që ia kanë lakmi të gjitha femrat.

Ushtron rregullisht në palestër, kujdeset për ushqimin dhe kohën kur e konsumon. Madje ka arritur të bëhet edhe instruktore fitnesi. /Telegrafi/