Vite më parë u përfol për një lidhje dashurie në mes të reperit Ledri Vula dhe artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Ndonëse kjo romancë e dyshes nuk u konfirmua nga asnjëra palë, disa fotografi ku ata shihen të afërt me njëri-tjetrin qarkullojnë akoma në internet.
Por, tashmë të dy kanë vazhduar me karrierat e tyre dhe kanë ndërtuar një raport të mirë shoqëror, Ledri me sukses të shumta në estradën shqiptare teksa fama e Duas ka ‘shpërthyer; globalisht dhe sot konsiderohet një prej yjeve më të famshme në botë.
I ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, së fundmi Ledri ka folur për raportin që ka për Duan dhe respektin që gëzon për të.
Ndërsa i pyetur nga Donaldi nëse është penduar që nuk ka vazhduar lidhjen me Duan sepse kjo do ta ndihmonte që të depërtonte në tregun e muzikës ndërkombëtare, Ledri u shpreh që fokusi i tij ka qenë çdo herë tregu vendor.
“Jo unë dua të mbetem në tregun tonë, këtu kam dëshirë të mbes, për këtu bëj muzikë, me pas dëshirë do të bëja muzikë me artistë huaj, por vazhdoj të bëj muzikë me kolegë dhe dua të mbetem këtu”, është shprehur Ledri.
Tutje gjatë intervistë, reperi u shpreh se Dua i kishte dërguar mesazh atij dhe Lumi B pas festivalit të fundit të “Sunny Hill” për t’i përgëzuar për performancën.
Theksojmë që Ledri do të jetë mesin e performuesve edhe këtë vit në “Sunny Hill” që rikthehet pas pauzes për shkak të COVID-19. /Telegrafi/