Filmi i radhës nga novela e autorit Dan Brown, “Inferno” tanimë kanë zgjedhur aktorët që do të shoqërojnë aktorin kryesor, Tom Hanks.
‘Inferno” është vazhdimi i novelës dhe i filmit të suksesshëm “The Da Vinci Code” e derisa Tom Hanks do të përsërisë rolin e Robert Langdon nga ‘The Da Vinci Code’ dhe ‘Angles & Demons’, aktorë të tjerë i janë shtuar kastit.
Aktorja e ‘The Theory of Everything’, Felicity Jones është konfirmuar në rolin e Dr. Sienna Brooks ndërsa Irrfan Kahn do ta luajë rolin e Harry Sims (The Provost), përcjell koha.net.
Atyre do iu bashkohen edhe Omar Sy dhe Sidse Babett ndërsa filmi do të drejtohet nga Ron Howard.
‘Inferno’ gjen Robert Langdon duke u zgjuar në një spital Italian me amnezi.
Ai bashkohet me Brooks për të rikthyer kujtesën dhe të ndalojë rrezikun global të lidhur me poemën e shekullit të 14 nga Dante.
Filmi do të lansohet më 14 tetor të vitit 2016. /koha.net/