Site icon Telegrafi

Vazhdimi i dialogut, sot në Bruksel takohen Hoti e Vuçiq

Dialogu Kosovë-Serbi në mes të kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, do të vazhdojë sot pasdite në Bruksel.

Takimi është paraparë të nis në orën 16:00, ka bërë të ditur Bashkimi Evropian përmes një njoftimi.

Në këtë takim, përveç Hotit e Vuçiqit prezent do të jetë edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Lexo po ashtu Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të enjten pasdite

“Pas rikthimit virtual të dialogut Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga Bashkimi Evropian, të dielën më 12 korrik, një takim i dytë i nivelit të lartë do të mbahet në Bruksel të enjten më 16 korrik. Nikoqir i takimit me prani fizike të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Dialogu është paraparë të fillojë në orën 16:00. Përfaqësuesi i lartë do të japë një deklaratë për media para fillimit të takimit dhe përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, në fund të takimit. Për shkak të kufizimeve të lidhura me coronavirus, nuk do të ketë qasje të mediave në ndërtesën e EEAS-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version