Site icon Telegrafi

Vavalis i lumtur me fitoren dhe përmirësimin e skuadrës: Tani mendojmë për derbin me Gjilanin

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, ka thënë se skuadra e tij ka filluar të përmirësohet ndeshje pas ndeshje.

Ai ka thënë se tani do të fillojnë të mendojnë tani për derbin me Gjilanin.

“Sigurisht, jam i lumtur me fitoren pasi jemi përmirësuar dukshëm në krahasim me ndeshjet e fundit”.

Lexo po ashtu Drita fiton si mysafir i Feronikelit 74 dhe ngjitet në vendin e tretë

“Në mbrojtje ndoshta nuk kemi reaguar mirë, por do të përpiqemi t’i përmirësojmë edhe këto gabime për të ardhmen”.

“Në përgjithësi, jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve përkundër orarit të ngjeshur dhe tani na mbetet të përgatitemi për derbin e qytetit që e kemi në vikend me Gjilanin”, ka thënë Vavalis.

Drita merr fitoren e dytë me radhe dhe ngjitet në vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet i nënti me 6 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version