Aktori Vince Vaughn beson se armët duhet të lejohen në shkolla.
Ylli i “True Detective” ka thënë për revistën “GQ” se mendon që njerëzit duhet t’i kenë të drejtat e njëjta sikurse politikanët kur është puna e sigurisë.
“Mendoni se politikanët nuk kanë armë në shkollat ku vijojnë mësime fëmijët e tyre? Ata kanë, dhe ne duhet të kemi të drejta të barabarta. Ndalimi i armëve është sikur të ndalosh përdorimin e pirunit në mënyrë që njerëzit të mos trashen. Largimi i armëve dhe i drogës nuk e largon botën prej krimit”, ka thënë Vaughn.
Aktori shtoi se përkrah njerëzit që bartin armë me vete në publik.
“I përkrahi njerëzit që mbajnë armë gjatë gjithë kohës, jo vetëm në shtëpi. Ne nuk kemi të drejtë të mbajmë armë për shkak të hajnave, por kemi të drejtë të rezistojmë ndaj qeverive të korruptuara dhe abuzuese. Nga të gjitha të shtënat në Amerikë që prej vitit 1950, vetëm një ose dy kanë ndodhur në vendet ku lejohen armët. Ato kanë ndodhur vetëm në vende ku nuk lejohet bartja e armëve”, ka shtuar aktori i njohur. /koha.net/