Telegrafi

Vasquez: Nga situata duhet të dalim si ekip – Neymarin do ta dëshironte secili klub

Neymar (Foto: Getty Images)

Anësori i Real Madridit, Lucas Vasquez, ka folur për spekulimet e fundit të një rikthimi të Neymarit në La Liga.

Spekulimet kanë qenë të nxehta ditëve të fundit që lidhnin Neymarin me një rikthim në La Liga.

Fillimisht një rikthim te Barcelona, e më pas edhe një kalim te Real Madridi ishin hipotezat e mediave spanjolle.

Vasquez thotë se nuk ka ekip që nuk do ta dëshironte një futbollist si Neymar.

“Është ende herët të flasim për transferimet. Ne kemi atë që kemi për momentin, dhe do të shohim”.

“Ai (Neymari) ësht ëlojtar i madh, një yll botëror dhe secili ekip do ta dëshironte”.

“Klubit i duhet një skuadër shumë e bashkuar, një staf teknik i mirë, dhe kjo është ajo që ne kemi”.

“Ne jemi mësuar që të fitojmë dhe nëse nuk ndodh atëherë do të ketë alarm për krizë. Këtë herë ne po luftojmë së bashku. Ne duam ta kthejmë situatën për së mbari së bashku”, deklaroi Vasquez. /Telegrafi/