Telegrafi

Vazquez: BBC të mirë sa MSN

Anësori i Real Madridit, Lucas Vasquez, insiston se treshja sulmuese e klubit mbretëror, është po aq e mirë sa treshja e Barcelonës, MSN.

El Clasico po afrohet dhe sipas shumë analistëve, Barcelona është favorit i madh për këtë duel, por Vasquez thotë se sulmi i Realit ka shumë për të treguar.

“Ne nuk jemi inferior ndaj Barcelonës. Ne respektojmë të gjithë rivalët, por ne jemi Real Madridi dhe shkojmë në secilin stadium për të fituar dhe kështu bëjmë edhe në Camp Nou”.

“MSN janë lojtarë të mëdhenj. Por, edhe BBC janë spektakolarë dhe kanë shumë për të treguar e janë vendimtarë në ndeshje. El Clasico është ndeshje me intensitet të lartë. Të dyja ekipet janë në nivel të lartë”, u shpreh Vasquez. /Telegrafi/