Vasfije Krasniqi Goodman ka ndarë me lexuesit e saj një ngjarje të dhimbshme, ku thotë se një vajzë e cila ishte vetëm 13 vjeçare kur kishte përjetuar dhunën e kriminelëve serb, sot është dëbuar nga shtëpia më fëmijët e saj.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.
“Sot kur ditën fillova me rutinën e njëjtë, duke menduar rreth gjerave të përditshme, me thërret njëra nga të mbijetuarat, e cila ishte vetëm 13 vjeçare gjatë luftës, por ajo sot me jap lajmin e trishtueshëm se e kanë përzënë nga shtëpia, duke e lënë në rrugë me fëmijë”, thotë ajo.
Krasniqi Goodman, thekson se duhet të përkrahet, nga familja, duke thënë se edhe pa 20 vitesh, do duhej që më fuqishëm t’i jepej mbështetja.
“Unë shpesh kam menduar se qysh kanë me reagu njerëzit kur të kuptojnë se çfarë na ka ndodhur neve, fëmijëve, vajzave dhe të tjerëve nga kriminelët, dhe kam mëndu që të paktën kanë me fillu me i përkrahur edhe pse vonë pas 20 vitesh, por dhe sot, edhe gjithë kemi nevojë për përkrahje.
Por ajo sot me jap lajmin e trishtueshëm se e kanë përzënë nga shtëpia, duke e lënë në rrugë me fëmijë, dhe ky rast më tronditi shumë, dhe unë ndjehem e pafuqishme që të bëjë diçka për atë familje! Sikur ajo të kishte vëllezër sikur të unë që i kam dhe të tjerët kurrë nuk kishte me i ndodhë kjo”, ka shkruar Krasniqi Goodman, në Facebook, njofton Telegrafi.