Telegrafi

Vasfije Krasniqi kthehet në parlament si vizitore, deputetët e mirëpresin

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, sot ka qëndruar në seancën e parlamentare si vizitore pasi e la mandatin për çështje shëndetësore

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje, derisa deputetët u ngritën në këmbë për ta nderuar atë.

Vasfije Krasniqi ishte zëvendësuar me deputetin, Nasuf Bejta.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po shqyrtojnë në lexim të parë projektligjin për buxhetin 2023. /kp/