Telegrafi

Vasfije Krasniqi- Goodman nesër dekorohet me medalje presidenciale

Vasfije Krasniqi- Goodman do të dekorohet me medalje presidenciale nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se nesër në orën 09:00, Krasniqi do të dekorohet me Medalje Presidenciale.

Vasfije Krasniqi në një intervistë për RTK-në ka rrëfyer me lot në sy për torturat që kishte përjetuar në luftë, e që në atë kohë ishte 16 vjeçare.

Lexo po ashtu Si i kishte liruar Gjykata Supreme e Kosovës nga akuzat dy serbët në rastin e Vasfije Krasniqit

Vasfije Krasniqi ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës.

Ajo mbrëmë rrëfeu rastin e përdhunimit të saj nga forcat e policisë serbe në prill të vitit 1999.

Për rastin e Vasfijes janë gjykuar dy serbë, të cilët gjykatat e Kosovës i kanë shpallur të pafajshëm.