Telegrafi

Vasco da Gama ëndërron që të sjell shumë yje në skuadron e tyre

Luiz Roberto Leven Siano, kandidati për president i klubit Vasco da Gama, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2021, kërkon ta bëjë realitet ëndrrën e fansave të skuadrës së tij.

Zlatan Ibrahimovic, Mario Balotelli, Yaya Toure, Sebastian Giovinco janë emrat që ai dëshiron t’i sjell në kampionatin brazilian.

“Jemi në bisedime, duam të ndërtojmë Vascon e ëndrrave. Balotelli dhe Ibrahimovic kanë të njëjtin agjent Mino Raiolan”.

“Ai lidhur me Zlatan Ibrahimovic do të ishte një projekt shumë ambicioz”.

“Por nuk duhet të mendojmë shumë për kampionët që do të vinë, e rëndësishme është që të kemi kampionë në skuadër, nëse nuk do të jenë Ibrahimovic apo Balotelli do të jenë të tjerë”, ka thënë Luiz Roberto Leven Siano.

Vasco fitoi Copa Libertadores në 1998 dhe Campeonato Brasileiro në 2000, por që atëherë ka qenë në rënie.

/Telegrafi/