Telegrafi

Varrosi: Këngëtarja më e mirë shqiptare është Dafina Zeqiri

Nëse kujtonit se këngëtarja më e mirë, sipas Varrosit, do të ishte Enca Haxhia, duke qenë se janë miq prej vitesh, gaboheni!

I ftuar në Thumb, reperi i njohur dhe numri 2 i OTR ka treguar se këngëtarja më e mirë shqiptare, sipas tij, është padyshim Dafina Zeqiri.

Lexo po ashtu Varrosi flet për sherrin mes Noizyt dhe Encës

“Do të them Dafina Zeqiri (është këngëtarja më e mirë). Ajo po nxjerr në pah cilësitë e saja me të vërtetë! Ka talent!”, ka thënë reperi.

I pyetur nëse do të lidhej me Dafinën, Varrosi ka çuditur me përgjigjen e tij.

“Jo nuk do të lidhesha sepse ka një stil gotik. Dhe nuk është në preferencat e mia. Por, këngët e ka shumë të mira”, është shprehur numri 2 i OTR. /Telegrafi/